Horoskopi ditor, e diel 3 korrik 2022

min lexim

Dashi

Pas një periudhe të gjatë me ngarkesë, lodhje dhe tension më në fund do gjeni zgjidhje. Mos e nënvlerësoni mundësinë për të sqaruar përfundimisht një problem, ose të vini pikat mbi i për disa çështje. Përballuni njëherë e mirë me situatën që ju mundon dhe do e shihni se do jetë më e lehtë nga sa e mendonit.

Demi

Krijojini vetes mundësi për të pushuar. Jeni duke u marrë me projekte të rëndësishme si në punë edhe në jetën personale. Mundësi të reja do të shfaqen në horizont, ndaj mundohuni që t’i kapni. Herë pas here duhet të ndaloni për të rikuperuar energjitë dhe të relaksoni veten.

Binjakët

Jetojeni raportin e dashurisë si të ishit adoleshentë, duke e lënë veten të udhëhiqet nga fantazia dhe pasioni. Mundohuni të qëndroni me këmbët më tokë, në mënyrë që të mos përfshiheni nga iluzione që nuk përkojnë me realitetin. Do keni dëshirë që të merreni me diçka speciale. Pas sakrificave dhe përkushtimit maksimal, bëni mirë të besoni se meritoni mundësi më të mira.

Gaforrja

Vështirësitë më të mëdha me të cilat do të përballeni kanë të bëjnë me punën. Në mbrëmje prioritet do të ketë intimiteti dhe jeta juaj private. Trazirat e kaluara këto ditë do të mbeten pas, duke shijuar momente relaksi me familjen dhe partnerin apo partneren.

Luani

Mundohuni të lini pas shpine tensionet dhe problemet që kanë karakterizuar këto ditë. Këtë fundjavë mendimet tuaja duhet të jenë më të lirshme nga ato negative, të cilat nuk ju kanë lënë të qetë së fundmi. Nëse në dashuri gjërat nuk shkojnë ashtu siç do të donit, atëherë merrni një periudhë pushim. Vetëm pasi të bëni paqe, do nxirrni në pah anën tuaj më bujare.

Virgjëresha

Lëreni mënjanë punën. Ndikimi negativ i Neptunit do ju pengojë që të kuptoni deri në fund atë që po ndodh përreth jush. Është e kotë që të acaroheni, bëni durim dhe situata do të qetësohet. Dedikojani dashurisë dhe njerëzve që keni më shumë përzemër këtë të diel, pasi kohëve të fundit nuk jeni marrë shumë me ta. Përfitoni nga rasti që të rifitoni dashurinë dhe ngrohtësinë e cila është zbehur.

Peshorja

Shumë situata janë duke u përsëritur dhe disa ndryshime mund të shkaktojnë tensione të forta. Pjesën më të madhe të tensionit do e shfryni në familje. Ndonëse nuk e bëni në mënyrë të qëllimshme, tensioni i akumuluar prej kohësh, do të bëjë që të humbni kontrollin.

Akrepi

E diela do jetë kryesisht pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Do jetë një moment ku do përqendroheni më së shumti tek njerëzit tuaj më të dashur dhe do të rivendosni harmoninë në çift. Bëni kujdes ndaj skenave të xhelozisë dhe mos ngacmoni tema të cilat tashmë i përkasin të kaluarës.

Shigjetari

Duhet të merrni një periudhë pushimi për të reflektuar dhe për të vëzhguar ambientin përreth. Nëse jeni në kërkim të mundësive të reja dhe nuk po merrni propozime interesante, atëherë duhet t’a hidhni ju hapin e parë. Nëse në punë mund të keni ndonjë vështirësi, situata paraqitet krejt ndryshe në dashuri. Po përjetoni një periudhë të mirë. Ata që janë vetëm do kenë takime interesante. Ndërkohë çiftet do të rigjejnë intensitetin maksimal.

Bricjapi

Ndikimi i Marsit në shenjën tuaj ju ka mbushur me energji dhe vitalitet. Por kjo energji e madhe ju ka shkaktuar edhe lodhje dhe stres. Idetë që do ju vijnë këtë të diel do jenë të dobishme për të përmirësuar dhe zgjidhur disa konflikte që ju kanë shkaktuar tension gjatë javës së lënë pas.

Ujori

Më në fund problemet që ju kanë shqetësuar gjatë javës do vijnë duke u zgjidhur. Angazhimet e shumta dhe luhatjet në dashuri ju kanë marrë shumë kohë, por më në fund çdo gjë do lihet pas shpine. Është koha që të përkushtoheni ndaj gjërave që doni me të vërtetë.

Peshqit

Fusha e ndjenjave do jetë mjaft pozitive këtë të diel. Dëshira për qetësi dhe intimitet do dominojë mbi të tjerat. Do ju kërkohet ndihmë, por vlerësojeni mirë kërkesën e bërë dhe personin që e kërkon atë, para se të ofroheni.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tetë krerë ukrainas të qyteteve dhe fshatrave në robëri ruse

Story i radhës

Dembele merr vendim për të ardhmen, afër rinovimit të kontratës me Barcelonën

Të fundit nga