Historia e një femre të dhunuar nga ish bashkëshorti dhe mënyra se si ia doli mbanë…

February 4, 2022
min lexim

“Isha viktimë e një marrëdhënieje të sëmurë. E tradhëtuar. E dhunuar. E poshtëruar. Nuk e kuptoja aspak, se mëmanipulonte. Mendoj për femrën që kam qenë në atë periudhë, dhe më duket sikur po mendoj për një person tjetër. Nëse mendohem sërish, më vjen turp nga vetja. Shumë pak persona dinë mbi dhimbjen time”. 

Deborah Pelamatti, sot bashkëshortja e këngëtarit Max Pezzali, tregon për jetën e saj të vështirë si njëfemër e abuzuar nga ish-i dhe se si ia doli të largohej prej tij. Të dy, Maxi dhe ish-i i Deborah, ishin shokëtë ngushtë prej vitesh. Ndërkohë, ishte Max ai që e ndihmoi të largohej prej ambientit abuziv nga ish-i i saj. 

“Ndihesha si e droguar, sikur jeta që po jetoja, të ishte jeta e dikujt tjetri. Kisha mendime të çuditshme, ndonjëherë mendime vetëvrasjeje. Herë të tjera mendoja se e meritoja të isha e dhunuar, se isha unë e pamjaftueshmja për ish-in tim”. 

Mirëpo pavarësisht dhunës fizike, dhunës psikologjike dhe tradhëtive të shumta, Deborah sërish nuk u largua nga ish bashkëshorti i saj, derisa një ditë Max i tha se e donte. Ajo shprehet kështu: “Një ditë, Max më tha se mëdonte, mirëpo nuk ishte në gjendje të ishte dëshmitar i asaj që po i bëja jetës sime. Më tha se s’më njihte për atëqë isha shndërruar, dhe se nuk do të më fliste më me gojë nëse nuk e ndryshoja realitetin tim. Në fillim nuk e besova, por për tri ditët e ardhshme ai nuk m’u përgjigj në telefon. Kështu që, gjatë natës së Befanës (datë 6 janar, festë zyrtare në Itali), dal nga shtëpia me pizhama dhe shkoj nështëpinë e tij. Më la të flija në dhomën e miqve dhe të nesërmen në mëngjes, më përgatiti mëngjesin dhe filloi të më fliste për Interin. Në një moment tëbisedës më pyeti: “Po mbrëmë, mos ishe gjë e pirë?”. I thashë se jo dhe që nga ajo ditë, 6 janari i vitit 2013, nuk kemi ndaluar së u kujdesuri për njëri-tjetrin. Qënga fillimi, dashuria për të ka qenë e pastër dhe e shëndetshme. Dhe njëkohësisht, ajo dashuri ishte shërimi për mua ndaj plagëve të së shkuarës”. 

Ka kaq shumë femra të dhunuara edhe në ditët e sotme. Shumica janë ndërgjegjësuar falë sindikatave dhe organizatave jofitimprurëse në mbrojtje të femrave, por sigurisht ka edhe plot femra të tjera që nuk e denoncojnëdhunën fizike apo psikologjike që u shkaktohet nga bashkëshortët. Nuk ka gjë më të keqe, se të kthehesh nështëpi pas një dite të lodhshme pune, dhe të gjesh aty duke të pritur, dikë që edhe pse ke marrë mbiemrin e tij, sërish të duket si një person i huaj. Është e vështirë, kërkon shumë kurajo, por njësituatë e tillë duhet kaluar. Çdo femër duhet të gjejë forcë në vete për t’ia dalë mbanë. Raste të tilla duhen denoncuar. Një jetë më e mirë dhe mëe qetë e pret këdo që i thotë “Stop” poshtërimit apo lëndimit tëvetes nga dikush tjetër.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

MPJ: Lehtësohen masat për hyrje në Kosovë, Norvegji dhe Bullgari

Story i radhës

Covid 19/ Numër i madh i viktimave gjatë 24 orëve të fundit

Të fundit nga

KF Tirana U18 në krye

KF Tirana kryeson kampionatin “Abissnet Superiore” U-18 për sezonin 2024/2025, duke përfunduar vitin 2024 në vendin e parë me 37 pikë pas 15 ndeshjesh të luajtura. Bardheblutë kanë treguar një formë të
ShkoLartë