MPJ: Lehtësohen masat për hyrje në Kosovë, Norvegji dhe Bullgari

Lehtësohen masat për hyrje të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, Mbretërinë e Norvegjisë dhe në Republikën e Bullgarisë.

Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës shfuqizon detyrimin që qytetarët tanë të dorëzojnë certifikatën për dozën e tretë të vaksinës kundër Koronavirusit ose testin PCR negativ në hyrje. Me vendimin e ri që do të hyjë në fuqi nga nesër, qytetarët tanë mund të hyjnë në Kosovë nëse kanë certifikatë për marrjen e dy dozave të vaksinës kundër Covid-19, ose një dozë por me test PCR.

Norvegjia ka hequr kufizimet e hyrjes për qytetarët tanë, por ende vazhdon të kërkojë plotësimin e formularit të regjistrimit përpara se të hyjnë në Norvegji (https://reg.entrynorway.no/) si dhe paraqitjen e detyrueshme të një testi PCR negativ të bërë 24 orë përpara hyrja në Norvegji, nëse personi është më i vjetër se 18 vjeç dhe nuk ka certifikatë të vlefshme vaksinimi ose ka kaluar Covid-19.

Masat të lehtësuara për hyrje edhe në Bullgari, të cilat parashikojnë paraqitjen e një prej dokumenteve të mëposhtme: certifikatë për marrjen e dy ose tre dozave të vaksinës kundër Kovid 19; vërtetim që ke kaluar Kovid 19; PCR negativ ose test antigjen negativ.

Më shumë informata në linkun e mëposhtëm:

https://mfa.gov.mk/mk/page/1706/informacii-za-covid19

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Дури 31 смртен случај од ковид-19 во изминатиот ден, регистрирани скоро 1.500 новозаразени

Story i radhës

Historia e një femre të dhunuar nga ish bashkëshorti dhe mënyra se si ia doli mbanë…

Të fundit nga