Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se qëndrimi i SHBA mbetet i pandryshuar në lidhje me situatën në veri të Kosovës dhe se dialogu po vazhdon.
Duke iu përgjigjur pyetjes se cilat do të jenë hapat e ardhshëm të administratës amerikane për qetësimin e situatës në veri të Kosovës dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Hill tha se qëndrimi i SHBA është i njohur dhe mbetet i pandryshuar.
“Të gjitha këto çështje duhet të zgjidhen përmes dialogut të Brukselit, sepse ai është një mjet për të zgjidhur të gjitha problemet që janë shfaqur.
Natyrisht, të gjithë do të dëshironin që ajo të zgjidhet sa më shpejt dhe të mos vonohet, por mbetet që kjo të bëhet përmes dialogut i cili është në vazhdim e sipër dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në javët në vijim”, ka thënë ambasadori amerikan në Beograd.