Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka hedhur ditën e sotme shortin e Kategorisë së Parë për sezonin 2022-2023.
Të pranishëm në hedhjen e shortit ishin përfaqësuesit e 14 klubeve pjesëmarrëse të këtij edicioni, të cilët kanë mësuar nga goglat kundërshtarët që do të kenë përballë gjatë këtij edicioni.
Kategoria e parë do të zgjasë 26 javë dhe pas përfundimit të dy fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë do të ngjiten automatikisht nё Abissnet Superiore. Skuadrat e renditura nga vendi 3-të deri në vendin e 6-të do të jenë pjesë e fazës play-off për të përcaktuar skuadrën që do të luajë me skuadrën e renditur në vendin e tetë në Abissnet Superiore.
Skuadrat e renditura nё vendin e 11,12, 13 dhe tё 14 do të zbresin nё Kategorinё e Dytё. Ndërsa, skuadrat e renditura nё vendin e 9 dhe 10 do tё luajnё ndeshje finale play-out me skuadrat fituese tё play-off tё Kategorisë sё Dytё Grupi A & B, ku vendi i 9 i Kategorisë së Parë do të zhvillojë ndeshje play-off me një takim me ekipin fitues të play-off të Grupit “A” të Kategorisë së Dytë nё njё fushё asnjanëse, ndërsa skuadra e renditur në vendin e 10-të do të luajë ndeshje play-off me një takim me skuadrën fituese të play-off të Grupit B të Kategorisë së Dytë.
Shorti i edicionit të ri të Kategorisë së Parë është hedhur nga Drejtuesi i Departamentit të Garave, Marjus Sulejmani, dhe specialist i këtij Departamentit, Eraldi Shera.
Java e parë
Flamurtari FC – Luzi 2008
KS Korabi – Apolonia
KF Turbina – Besëlidhja
FC Besa – Tomori
FC Lushnja – KF Burreli
Terbuni – KF Skenderbeu
Dinamo – Oriku