helmimi ne akademine e policise 56 persona u paraqiten me simptoma ne urgjence njera nga studentet rikthehet serish ne spital 69fc78f37acdb

Helmimi në Akademinë e Policisë, 56 persona u paraqitën me simptoma në urgjencë, njëra nga studentet rikthehet sërish në spital

May 7, 2026
1 minut lexim

Njëra nga studentet që u helmua në Akademinë e Policisë në Tiranë është rikthyer në spital. 

Gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj, raporton se ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore, por po ekzaminohet nga mjekët.

56 studentë të Akademisë së Policisë janë paraqitur me simptoma helmimi në shërbimin infektiv, pasi dyshohet se kanë konsumuar ushqim të kontaminuar në ambientet e Akademisë.

Studentët u paraqitën në spital për ndihmë mjekësore, dhe vetëm dy prej tyre u shtruan, ndërsa pjesa tjetër u largua.

Pas ngjarjes janë marrë mostra të ushqimit për analiza laboratorike, ndërsa ka nisur hetimi epidemiologjik nga ISHP dhe AKU.

Të gjithë studentët morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe kanë dalë nga spitali, në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas helmimit të 56 studentëve të Akademisë së Policisë është arrestuar teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë katering. Po ashtu është shpallur në kërkim administratorja.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

haradinaj ne 28 vjetorin e renies se bahri fazliut trim guximtar dhe i vendosur 69fc78c1186f9
Lajmi i mëparshëm

Haradinaj në 28-vjetorin e rënies së Bahri Fazliut: Trim, guximtar dhe i vendosur

irani po perdor rruge alternative per ta anashkaluar bllokaden detare te shba se 69fc793d10379
Lajmi i radhës

Irani po përdor rrugë alternative për ta anashkaluar bllokadën detare të SHBA-së

Të fundit nga

ShkoLartë