haradinaj ne 28 vjetorin e renies se bahri fazliut trim guximtar dhe i vendosur 69fc78c1186f9

Haradinaj në 28-vjetorin e rënies së Bahri Fazliut: Trim, guximtar dhe i vendosur

May 7, 2026
1 minut lexim

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë varrit të heroit Bahri Fazliu në 28-vjetorin e rënies së tij.

Ai ka shkruar se Fazliu ishte ndër figurat më të ndritura të Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës.

“Heroi Bahri Fazliu është një ndër figurat më të ndritura të Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës. Trim, guximtar dhe i vendosur deri në vetëmohim, fitoi përjetësine 28 vjet më parë, duke u bërë shembull për rininë shqiptare se si duhet Atdheu dhe si sakrifikohet për të.

Së bashku me familjen, bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë, sot bëmë homazhe pranë varrit ku pushon trupi i tij, duke nderuar jetën dhe veprën e e tij në shërbim të atdheut.

Lavdi Bahri Fazliut dhe gjithë dëshmorëve që ranë duke mbrojtur nderin e luftëtarit shqiptar!, ka shkruar ai në Facebook.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

marco rubio ne vatikan takim me papen per te qetesuar gjakrat me donald trump 69fc77cb5678e
Lajmi i mëparshëm

Marco Rubio në Vatikan, takim me Papën për “të qetësuar gjakrat” me Donald Trump

helmimi ne akademine e policise 56 persona u paraqiten me simptoma ne urgjence njera nga studentet rikthehet serish ne spital 69fc78f37acdb
Lajmi i radhës

Helmimi në Akademinë e Policisë, 56 persona u paraqitën me simptoma në urgjencë, njëra nga studentet rikthehet sërish në spital

Të fundit nga

ShkoLartë