Eden Hazard mund të rikthehet përfundimisht në Chelsea.
Futbollisti belg nuk e ka treguar veten sa duhet në Real Madrid.
Prandaj, ky mund të jetë edhe sezoni i fundit i mesfushorit ofanziv në fanellën “Los Blancos”.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Radio Marca”.
Gjithnjë sipas këtij mediumi, “Blues” po planifikojnë ta marrin lojtarin në formë huazimi gjatë verës që vjen.
E më pas, Të Kaltrit mund ta blejnë përfundimisht kartonin e lojtarit.
Por, nuk përjashtohet mundësia që të ketë marrëveshje të menjëhershme afatgjate.
Edhe vetë përfaqësuesi belg e ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në “Stamford Bridge”, aty ku e kishte arritur kulmin e karrierës.
Kështu, Hazard do t’i japë fund eksperiencës në “Santiago Bernabeu”, ku ishte hija e lojtarit që ishim mësuar ta shihnim në Angli.