haxhiu shkon ne taranto per hapjen e lojerave mesdhetare 6a86e9b2a9325

Haxhiu shkon në Taranto për hapjen e Lojërave Mesdhetare

August 20, 2026
1 minut lexim

Ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka udhëtuar sot për në Itali, ku do të marrë pjesë në hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Haxhiu do të marrë pjesë edhe në pritjen që Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, organizon për krerët e shteteve dhe përfaqësuesit e lartë të vendeve pjesëmarrëse në Lojëra.

Në këto Lojëra, Kosova merr pjesë në 17 sporte individuale dhe në katër sporte ekipore, me gjithsej 163 sportistë, numri më i madh me të cilin është përfaqësuar deri më tash në Lojërat Mesdhetare.

Edicioni i Tarantos ka rëndësi të veçantë për Kosovën edhe për faktin se edicioni i ardhshëm i Lojërave Mesdhetare do të mbahet në Prishtinë më 2030.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

FB IMG 1787226303844
Lajmi i mëparshëm

Kostovski: Në lagjen Shkup Veri po punohet për parkingje dhe shtigje të reja

goditen shefin e krimeve qe nderhyri per te ndaluar konfliktin prokuroria e sarandes le ne burg gjashte te akuzuarit 6a86ea317f181
Lajmi i radhës

Goditën shefin e krimeve që ndërhyri për të ndaluar konfliktin, Prokuroria e Sarandës lë në burg gjashtë të akuzuarit

Të fundit nga

ShkoLartë