Hashim Thaçi me marrëveshje sekrete e ndalon FSK-në të shkojë në veri

min lexim

Tani që situata në veri është e tensionuar, kërkesat për dërgimin e FSK-së nuk kanë munguar. Edhe pse në ligjin për FSK-në figuron neni që Ushtria mund të veprojë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, realisht këtë pikë e prish çështja e veriut. Kjo pasi një marrëveshje e vitit 2013, e rikonfirmuar më 2018 ia ndalon FSK-së të operojë në veri të vendit.

Kjo për faj të Hashim Thaçit, i cili me anë të një letre ishte zotuar para NATO-s se pa koordinim me KFOR-in, FSK-ja nuk do të shkelë në veri. Bëhet fjalë për letrën që Thaçi asokohe ia dërgonte Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen.

Në këtë letër, Thaçi ishte zotuar që FSK-ja nuk do të hyjë në veri të shtetit, deri në një afat të pacaktuar. “Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, unë ju ofroj garanci se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë mundësi të ndërmarrë misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim KFOR-in”, thuhej ndër të tjera në këtë letër. Një marrëveshje e dëmshme që e hendikepon FSK-në për të intervenuar edhe në raste të dhunës në veri. Këtë çështje Albin Kurti e ka dërguar në prokurori “pasi e konsideronte të dëmshme për vendin”. Me pak fjalë është Hashim Thaçi fajtor, në mesin e shumë dëmeve të tjera ndaj vendit edhe FSK-së, që ka pësuar nga vendimet e tija. Është e kuptueshme se FSK-ja duhet të bashkëpunojë me KFOR-in dhe NATO-n, ku synohet të arrijë, por asnjëherë s’duhet të ndalohet të veprojë në tërë territorin e vendit.

Me vendimet e tij Thaçi kishte hequr dorë nga territori i vendit me të cilin është shpallur dhe njohur Kosova, duke i dhënë hapësirë propagandës serbe për shkëputje të asaj pjese të vendit. Sot, FSK-ja mbetet peng i atyre zotimeve, aq sa të dëmshme po aq edhe rrënuese në përpjekjet e FSK-së për të vepruar në gjithë territorin e Kosovës.

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

Story i mëparshëm

Krizat e njëpasnjëshme po shkatërrojnë zanatçinjtë

Story i radhës

Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë takohet me presidentin Biden dhe zyrtarë të lartë amerikanë

Të fundit nga