Krizat e njëpasnjëshme po shkatërrojnë zanatçinjtë

Shkup, 21 Dhjetor – Shumë zanatçinj në vend nuk mund të përballojnë vështirësitë e krijuara nga kriza e COVID-19 dhe tani ajo ekonomike e energjetike. Ata paguajnë rrymë industriale, materialet bazë i blejnë më shtrenjtë dhe po mbeten edhe pa fuqi punëtore.

 

Kjo i ka shtyrë shumë prej tyre që t’u vënë drynin dyqaneve. Vetëm gjatë vitit 2022, 120 prej tyre kanë mbyllur biznesin. Në dëm të zanatçinjve është edhe loja e pandershme që u bën ekonomia gri. Institucionet thonë se po bëjnë përpjekje për të ndihmuar zanatçinjtë, por situata në terren tregon se kjo nuk është e mjaftueshme.

“Kemi zanate që vërtet janë të rrezikuara për shkak të ndryshimit të kohës si jorganxhinjtë, farkëtarë, nallanxhinjtë, zanate që janë vërtet tradicionale. Problemet me të cilat përballemi me largimin e fuqisë punëtore. Të gjithë zanatçinjtë qofshin luleshitës, parukier nuk janë përfshirë në reformën e re tatimore, përsëris ata që janë të regjistruar përmes regjistrit të zanatçinjve”, deklaroi Goran Ristovski- kryetar i Odës së Zanatçinjve.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në përpjekjet e Qeverisë për të mbajtur aktiv zanatçinjtë, përmendi edhe ndryshimin e vitrinave, por në terren shihet se zanatçinjtë nuk kanë nevojë për vitrina, por për ndihmë të mirëfilltë ekonomike.

“Shuma nga program i Ministrisë së Ekonomisë si mbështetje për zanatçinjtë në përgjithësi është rreth 100 mijë euro. Më vendimin e fundit një pjesë e zanatçinjve janë mbështetur nga Qeveria në pjesën për furnizim me energji elektrike, për fat të keq në fillim nuk ka pasur hapësirë që të përfshihen të gjithë”, tha Kreshnik Bekteshi- Ministër i Ekonomisë.

Në Regjistrin e Zanatçinjve në Shkup janë të regjistruar rreth 2000 zanatçinj. Sot Oda e Zanatçinjve të Shkupit feston 90 vjet nga themelimi i saj në vitin 1932.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

SHBA vendos sanksione të reja ndaj zyrtarëve iranianë

Story i radhës

Hashim Thaçi me marrëveshje sekrete e ndalon FSK-në të shkojë në veri

Të fundit nga