1 Qershori, nuk shënon vetëm fillimin e muajit të mesit të vitit, shënon Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Të parët që urojnë me hipokrizin e tyre janë politikanët, ata që këtyre fëmijevë, por edhe neve që dikur ishim fëmijë na i kanë thyer ëndrrat, dëshirat na i kanë abortuar, shpresat na i kanë vrarë.
Ishim refushatë, unë isha fëmijë, kisha ëndrra, dhe shumë të tjerë si unë, ata që erdhën në pushtet gllabëruan çdo gjë, ndërtuan jetën e tyre prej luksit; shtrohet pyetja e zakonshme: si u bën këto shtëpi të tyre, me një pagë të një udhëheqësi të shtetit? Përgjigja që gjithsecilit i vjen është: kanë vjedhur, nuk i kanë me meritë.
Ëndrrat tonë na i vranë ata që nën petkun e çlirimtarëve gllabëruan ditë e natë. Ne, si shqiptarë, kemi vuajtur shumë, jemi edhe njerëz që falim, dhe padyshime dhe këtë hajni ua kishim fal, nëse kjo do të kishte kufi.
Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Fatmir Limajt, dhe të gjithë atyre që u bën milionerë, hallall ua bëj milionat, hallall edhe veturat luksoze, vilat, pushimet e shtrenjta, s’ka gjë, hallall u qofshin të gjitha, por një gjë nuk ua bëj kurrë hallal: që na keni vrarë ëndrrat, këtë nuk ua fali kurrë.
Edhe fëmijët sot që janë, kanë shumë ëndrra por pak mundësi, veni është shkatërruar në të gjitha dimensonet e saja, është vështirë të bindesh dike që këtu mund t’i jetësojë idealet, ëndrrta e tija më punë, nder dhe me meritë.
Të kujtojmë se ne u kthyem nga lufta në Kosovë, dikush nga Amerika, dikush nga vendet më të mira të botës, sepse kishim një ëndërr: liria erdhi, tani do të jetojmë si të gjithë njerëzit Evropës me dinjitet. Por, shpejt ëndrrat tona filluan të venitën, liria nuk doli ashtu si e menduam, vendi u fut në rrugën e gabuar, pikërisht nga ata që shpresonim më së shumti.
Shtetin e trajtuan si plaçkë, e vodhën, nuk i lanë asnjë të drejtë për të kërkuar drejtësi. I ndershmi këtu nuk e pa vetëm, filluan rrugën e kurbetit, në Kosovën e lirë, që askush s’do e mendonte më parë. Ata që ua kanë zënë frymën fëmijëve, bëjnë propagandë dhe politikë me të.
Nuk ka fatkeqësi më të madhe për një komb se fëmijët mos të shohin me dashuri atdhehun e tyre, mos të shohin të mundura realizimin e ëndrrave të tyre, c’korb i zi ka rëndur qiellin e Kosovës që ditën e ardhjës së atyre që në emër të lirisë robëruan ëndrrat tona.
Fëmijët e Kosovës janë e ardhja e saj, ata meritojnë dashurinë e prindërve dhe kujdesin e shtetit, meritojnë qerdhe dhe kopshte më të mira, shkolla që ndjerrin nxënës të sukseshjme, meritojnë spitale më të mira, mbi të gjitha meritojnë që ëndrrat e tyre të mund të jetësohen këtu.
Kosova, e ka detyrim që të kujdeset për fëmijët, e tashmja e fëmijëve nënkupton të ardhmen e Kosovës. Andaj, fëmijët t’i lemi të rritën të lirë, meritojnë dashurinë dhe kujdesin, të mungura ndaj nesh.
Jemi rritur si jetim, pa kujdesin e shtetit, ata që duhet të ishin baballarët tanë dolën të ishin “harama”, të pandershëm, nuk u interesonte asgjë pos pasurisë.
Fëmijë, Gëzuar 1 Qershorin, e ardhmja u përket juve!