Zelensky falënderon polakët për ndihmat me refugjatët dhe mbështetjen ushtarake

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, falënderoi të mërkurën Poloninë për mbështetjen e saj ushtarake.

Duke folur në një takim me kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki, dhe zëvendëskryeministrin, Jaroslaw Kaczynski, Zelensky përshëndeti atë që ai e përshkroi si “mbështetje të paprecedentë të mbrojtjes” nga Varshava, shkruan Euronews.

Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për Poloninë për pritjen e ukrainasve që u detyruan të largoheshin nga vendi gjatë luftës, duke vlerësuar “qëndrimin e saj të ngrohtë dhe njerëzor ndaj popullit tonë”.

“Marrëdhëniet tona kanë përparuar përmes luftës së Rusisë kundër Ukrainës nga marrëdhënie të ngrohta dhe të fqinjësisë së mirë në një fazë tjetër të lidhjeve të forta dhe historike”, tha Zelensky.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Johnny Depp fiton gjyqin për shpifje kundër Amber Heard

Story i radhës

Hashim, Kadri, Fatmir, Ramush e Isë: Ju ua keni vrarë ëndrrat fëmijëve të Kosovës!

Të fundit nga