harta e pd 100 bashki luciano boci filozofia jone decentralizimi 6a6ca851aa17c

Harta e PD: 100 bashki/ Luçiano Boçi: Filozofia jonë, decentralizimi

July 31, 2026
1 minut lexim

PS më pak, PD më shumë bashki. Demokratët zbuluan reformën alternative territoriale përballë asaj të socialistëve.

Varianti i propozuar nga PD nuk ndryshon shumë në kohë dhe në cilësi. I qëndron filozofisë për shtim numri bashkish dhe më shumë copëzim të territorit, këtë herë propozohet 100 bashki dhe 12 qarqe ose 6 rajone.

Harta e propozuar nga bashkëkryetari demokrat Luçiano Boçi me 39 bashki me shume, duket një hapje thesi, me synimin për të kënaqur të gjithë, jo vetëm rikthimi i bashkive të Orikumit apo Sukthit, por edhe shndërrimi i fshatrave apo ish-komunave si Ndroqu, Kashari, Petrela apo Bradasheshi në Bashki më vete.

“PS ka një projekt që niset nga konsolidimi, centralizimi. PD ka një filozofi tjetër, decentralizimit, shërbim më afër dhe më cilësor si dhe përfaqësim të denjë për qytetarët”, tha Boçi.

Boçi sfidoi PS të hedhin dy variantet në referendum nga populli, në mënyrë që të përcaktohet me votë se kush fiton.

“Kushtetuta jonë parashikon referendum. Duhet të marrë parasysh mendimi i popullit. Si në ndarje si në bashkim të kufijve. S’bëhen pa konsultim paraprak, mundësisht me referendum. Të bëjmë referendum, të dyja projektet”, shtoi ai.

Harta e PD duket si një projekt i gatshëm vetëm për të kundërshtuar reformën territoriale që synon PS. Palët gjithmonë janë përplasur për hartën e re. Socialistët kanë kërkuar më pak bashki, PD gjithmonë ka synuar më shumë bashki, 4 vite më parë kërkuan 94-95 bashki, madje shpesh është hedhur edhe ideja e rikthimit të komunave si para 2014, periudha e fundit kur PD ka qenë për herë të fundit në pushtet.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hoti serbia po pengon zbardhjen e fatit te te zhdukurve 6a6ca7d3dfb37
Lajmi i mëparshëm

Hoti: Serbia po pengon zbardhjen e fatit të të zhdukurve

greqia tri dite lufte me flaket zjarre ne krete paros dhe lesbos evakuohen banore e turiste 6a6ca8b0b6ef8
Lajmi i radhës

Greqia, tri ditë luftë me flakët/ Zjarre në Kretë, Paros dhe Lesbos, evakuohen banorë e turistë

Të fundit nga

ShkoLartë