hoti serbia po pengon zbardhjen e fatit te te zhdukurve 6a6ca7d3dfb37

Hoti: Serbia po pengon zbardhjen e fatit të të zhdukurve

July 31, 2026
1 minut lexim

Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka reaguar pas arrestimit të një personi në Serbi, nën dyshimin se ka ndihmuar në zbulimin e një varreze masive në Kosovë.

Hoti ka thënë se ky veprim është “tentim-vrasje ndaj të vërtetës”.

“Arrestimi i një njeriu nën dyshimin se ka ndihmuar në zbulimin e një varreze masive në Kosovë është dëshmia më e qartë se Serbia nuk po lufton krimet e luftës, por po lufton të vërtetën”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, Serbia vazhdon të mbrojë kriminelët, të frikësojë dëshmitarët dhe të pengojë zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

“Çdo arrestim i tillë dërgon një mesazh të qartë: kush flet për varrezat masive, ndëshkohet”, ka deklaruar Hoti.

Ai ka thënë se kjo nuk është mungesë bashkëpunimi, por “sabotim i drejtpërdrejtë i procesit për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur” dhe shkelje e frymës së Deklaratës për Personat e Zhdukur, të dakorduar në Bruksel.

Hoti ka kritikuar edhe Bashkimin Evropian për, siç ka thënë, “mosveprim”.

“Nuk mund të flitet për vlera evropiane, pajtim dhe dialog, ndërkohë që tolerohen veprime që frikësojnë dëshmitarët dhe mbrojnë fshehjen e krimeve të luftës”, ka shkruar ai.

Ai ka kërkuar drejtësi dhe presion ndaj Serbisë për familjet e mbi 1 mijë e 570 personave ende të zhdukur.

“Heshtja dhe toleranca ndaj kësaj sjelljeje nuk i afrojnë familjet me të vërtetën, i largojnë edhe më shumë prej saj”, ka përfunduar Hoti.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident ne algjeri humbin jeten 25 persona 6a6ca34666cf5
Lajmi i mëparshëm

Aksident në Algjeri, humbin jetën 25 persona

harta e pd 100 bashki luciano boci filozofia jone decentralizimi 6a6ca851aa17c
Lajmi i radhës

Harta e PD: 100 bashki/ Luçiano Boçi: Filozofia jonë, decentralizimi

Të fundit nga

ShkoLartë