greqia tri dite lufte me flaket zjarre ne krete paros dhe lesbos evakuohen banore e turiste 6a6ca8b0b6ef8

Greqia, tri ditë luftë me flakët/ Zjarre në Kretë, Paros dhe Lesbos, evakuohen banorë e turistë

July 31, 2026
1 minut lexim

Beteja me flakët në Greqi vazhdon për të tretën ditë me radhë.

Situata më e vështirë paraqitet në ishullin e Kretës, Paros dhe Lesbos.

Zjarret kanë shkaktuar viktima mes zjarrfikësve, dëme në shtëpi dhe toka bujqësore, si edhe evakuimin e banorëve dhe turistëve.

Mbi 200 zjarrfikës, mjete ajrore dhe ekipe të mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe vullnetarë nga kryqi i Kuq janë angazhuar në shuarjen e vatrave më të mëdha.

Sipas Hartës së Parashikimit të Rrezikut nga Zjarri të Sekretariatit të Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile, parashikohet një rrezik shumë i lartë i shpërthimit të zjarrit (kategoria 4) në Atikë, Kretë, Greqinë Perëndimore, Egje, Ishujt Ciklade, Evros, si dhe në zona të Peloponezit dhe Greqisë Qendrore.

Departamenti i Zjarrfikësve u bën thirrje qytetarëve të shmangin çdo aktivitet që mund të shkaktojë zjarr, duke theksuar se, në kushtet aktuale të motit, edhe një shpërthim i vogël mund të zhvillohet në një front të ri zjarri të pankontrolluar brenda çastit.

Teksa po luftohet për vënien e flakëve nën kontroll, prokuroria ka nisur hetimet edhe për zjarrin e madh në Paros, i cili dogji më shumë se 12,000 hektarë.

Sipas autoriteteve lokale shkaku i flakëve që mori përmasa të mëdha është menaxhimi i mbeturinave në depon e ishullit.

Nga ana e tij, kryetari i bashkisë së Parosit mohoi çdo përgjegjësi .

Mbrojtja Civile është në gatishmëri, por në të njëjtën kohë u kërkon qytetarëve të jenë veçanërisht të kujdesshëm, për shkak të rrezikut shumë të lartë të zjarrit në shumë zona të vendit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

harta e pd 100 bashki luciano boci filozofia jone decentralizimi 6a6ca851aa17c
Lajmi i mëparshëm

Harta e PD: 100 bashki/ Luçiano Boçi: Filozofia jonë, decentralizimi

dua lipa vendos flamingo ne hyrje te sunny hill detaji qe terhoqi vemendjen 6a6ca97b0a4d9
Lajmi i radhës

Dua Lipa vendos flamingo në hyrje të Sunny Hill/ Detaji që tërhoqi vëmendjen

Të fundit nga

ShkoLartë