haradinaj nderon te renet e decanit burim i patrioteve nder breza dhe i sakrifices per liri 6a1a9675d5be7

Haradinaj nderon të rënët e Deçanit: Burim i patriotëve ndër breza dhe i sakrificës për liri

May 30, 2026
1 minut lexim

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorët dhe martirët e Deçanit në Ditën e Përkujtimit, duke vlerësuar kontributin historik të këtij qyteti për lirinë e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e cilësoi Deçanin si një vend historikisht në ballë të proceseve për lirinë e atdheut dhe burim të shumë patriotëve ndër breza, duke theksuar se qyteti sot vazhdon zhvillimin pavarësisht sfidave.

Sot, në Ditën e Përkujtimit të Dëshmorëve dhe Martirëve të Deçanit, përulemi me respekt para sakrificës së tyre, me mirënjohje dhe falënderim të përjetshëm”, ka shkruar Haradinaj.

Ai shtoi se liria do të jetojë për aq kohë sa kujtohen ata që u sakrifikuan në themelet e saj, duke përmbyllur mesazhin me fjalët: “Lavdi të rënëve ndër breza!”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shakira shkelqen me paraqitjen e saj pas deklarates se ndarja me gerard pique ishte momenti me i erret i jetes 6a1a7bfe124b5
Lajmi i mëparshëm

Shakira shkëlqen me paraqitjen e saj, pas deklaratës se ndarja me Gerard Piqué ishte “momenti më i errët” i jetës

gjykata e larte dosja e ervis martinajt nuk eshte kompetence e gjkko ceshtja kalon per gjykim ne gjykaten e shkalles se pare 6a1a96ef6f061
Lajmi i radhës

Gjykata e Lartë: Dosja e Ervis Martinajt nuk është kompetencë e GJKKO, çështja kalon për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë

Të fundit nga

ShkoLartë