Haradinaj i reagon Qeverisë: Deklaratat se i kursyen 150 milionë janë rrenë e kulluar elektorale

April 19, 2024
1 minut lexim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka reaguar Qeverisë së Kosovës për projektin e zgjerimit të rrugës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, për të cilën qeveria tha se me këtë projekt do t’i kursehen buxhetit të shtetit 150 milionë euro.

Sipas Haradinajt, këto deklarata të qeverisë janë rrenë e kulluar elektorale dhe se zgjerimi i rrugës ekzistuese është mbi vlerën e tregut.

“Me projektin e Autostradës së Dukagjinit, ka qenë e paraparë ndërtimi i një autostrade të re, sipas standardeve evropiane e jo vetëm harrnimi i rrugës ekzistuese edhe me dy shirita. Investimi i 90 milionë eurove vetëm për zgjerimin e rrugës ekzistuese, është një çmim shumë i lartë e mbi vlerën e tregut, dhe nuk i kursen buxhetit të Kosovës asgjë. Përkundrazi, shpenzohen miliona euro dhe nuk zgjidhet problemi”, tha Haradinaj.

Ai më tej i dha një mesazh qeverisë duke thënë se autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hakmarrje politike/ Taravari diskriminon banorët e Malësisë së Gostivarit, ua ndërpret ndriçimin publik!

Story i radhës

Sërbov dhe Rangjelloviq në Daily Click: Presidentin ta zgjedhin qytetarët, jo në Kuvend

Të fundit nga

ShkoLartë