Hakmarrje politike/ Taravari diskriminon banorët e Malësisë së Gostivarit, ua ndërpret ndriçimin publik!

Ndonëse investimet për ndriçim publik i kanë bërë me mjete vetanake, banorët e fshatit Sërmnovë tashmë disa kohë nuk po arrijnë t’i shfrytëzojnë të njejtat, pasi Komuna e Gostivarit ka bërë ndërprerjen e energjisë elektrike për ndriçim publik.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

300x250

Të revoltuar me situatën, banorët e fshatit Sermonovë akuzojnë kryetarin Arben Taravari për hakmarrje politike ndaj tyre, pasi i njejti ka lënë totalisht pas dore malësinë e Gostivarit, duke ua pamundësuar dhe kushtet elementare per jetese.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

1180x200

Reagimi i plotë:
Banorët e fshatit Sërmnovë janë thellësisht të shqetësuar për ndërprerjen e ndriçimit publik në qendër të fshatit nga ana e Komunës së Gostivarit.
Shtyllat e ndriçimit publik në qendrën e fshatit janë investuar nga Shoqata Sërmnova në Diasporë dhe është një nga investimet e shumta që i ka realizuar kjo shoqatë.
Në vend që Komuna e Gostivarit të shpërblej shoqatën Sërmnova për punën, investimin dhe përkushtimin po e njejta bën nderprejene e ndriçimit në qendrën e fshatit.
Ky veprim i Komunës Gostivarit duket si një hakmarrje politike që i privon banorët nga një shërbim jetik dhe tërësisht i nevojshëm për fshatin.
Kërkojmë që autoritetet e Komunës së Gostivarit të rikthejnë ndriçimin publik për të mirën e banorëve të fshatit.
P.S Kërkojmë që të trajtohemi si gjithë të tjerët.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

300x250

Story i mëparshëm

Biden synon trefishimin e tarifave për importin e çelikut nga Kina

Story i radhës

Haradinaj i reagon Qeverisë: Deklaratat se i kursyen 150 milionë janë rrenë e kulluar elektorale

Të fundit nga