Ali Ahmeti u shpall Qytetar Nderi i Tiranës, Grubi: Faleminderit kryetar që po na e zbardh fytyrën para gjithë kombit e tërë botës!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është vlerësuar sot me çmimin Qytetar Nderi i Tiranës, nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, zëvendëskryeministri Artan Grubi shkruan se dekorimi i Ahmetit me këtë çmim është mëritor dhe si i tillë nderon të gjithë ata që ndjekin hapat e tij.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

1180x200

Grubi ndër të tjera ka falenderuar Ahmetin që po i bën krenar para gjithë kombit.

Statusi i plotë:

Sa shumë emocione, sa shumë krenar, sa shumë merita për një ndër figurat më të arrira të kombit që mblodhi sot kryeministra, presidentë, ministra, deputetë, kryeparlamentarë, kryebashkiak, qytetarë dhe risolli Adem Jasharin e Fehmi Lladrovcin në Tiranë.
I nderuar që po ndjek hapat e tu bashkë me dhjetëra e qindra mijëra të tjerë dhe që fëmijtë tanë do të krenohen me ne që jemi rreshtuar drejtë dhe jemi shoqërues të rilindasit të fundit të kombit shqiptar.
I qëlluar, i merituar dhe në kohë të duhur nderimi që Tirana dhe Shqipëria, Erioni dhe Edi, bashkë me të gjithë i bënë komandantit, kryetarit, Petritit, Burimit, Abazit, Aliut!
Urime Kryetar dhe faleminderit që po na e zbardh fytyrën para gjithë kombit e tërë botës! /indeks.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

300x250

Story i mëparshëm

Arizona voton për shfuqizimin e ndalimit të abortit

Story i radhës

Hapi i fundit për anëtarësim në KiE, Serwer: Kosova është më e kualifikuar se kundërshtari i saj…!

Të fundit nga