Sërbov dhe Rangjelloviq në Daily Click: Presidentin ta zgjedhin qytetarët, jo në Kuvend

Zgjedhja e presidentit të shtetit të mbetet siç është tani, ta zgjedhin qytetarët e jo deputetët në Kuvend, siç kërkojnë partitë e bllokut shqiptar. Ky është qëndrimi i analistëve Nikolla Sërbov dhe Ivo Rangjelloviq në emisionin Daily Click. Për ndryshimet kushtetuese që po ashtu janë kusht për formimin e qeverisë, Sërbov tha se nuk pret që VMRO-DPMNE të lëshojë pe në qëndrimet e saj. Nga ana tjetër, Rangjelloviq tha se nuk është i bindur në këtë.

“Mund të ndodhë situata që VMRO-DPMNE bashkë me, këtë dje e tha Mickoski, moratorium të sulmeve ndaj Levicës dhe ZNAM-it, të fitojnë kuantum aq të madh të deputetëve, me çka partitë shqiptare do të jenë në situatë nëse të hyjnë apo të mos hyjnë në qeveri.

-A mund kështu të formohet qeveri? -Jo, nuk do të formohet qeveri e tillë, por kur të mblidhet shumica, njëra prej, mendoj se kjo do të jetë opozita shqiptare, do të bashkëngjitet…”, pohoi Nikolla Sërbov, analist.

“Nuk është puna nëse VMRO-DPMNE do t’i votojë ose jo. Është e keqe nëse nuk i voton dhe nuk ofron një model alternativ. Sepse tani jetojmë në model alternativ, ne nuk kemi eurointegrime për momentin dhe nuk jemi në BE. Megjithatë askush prej nesh nuk është i kënaqur”, theksoi Ivo Rangjelloviq, politikolog.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Haradinaj i reagon Qeverisë: Deklaratat se i kursyen 150 milionë janë rrenë e kulluar elektorale

Story i radhës

46 raste të reja me kollën e keqe

Të fundit nga