Me kërkesë të Bashkësisë Lokale të vendbanimit Radushë dhe Komunës së Sarajit deri tek qyteti i Shkupit, hapet linjë e rregult e autobusëve me nr.111 nga NTP Shkup që do të kryen transportin e udhëtarëve të cilët qarkullojnë çdo ditë në këtë rrugë dhe me këtë do të zgjidhet problemi i kahmotshëm i transportit publik në Radushë.
Në takimin e sotëm me kryetarin e Keshillit Komunal z.Muhamed Ramadani dhe drejtorit NTP z.Aleksandar Stojkovski gjithashtu u dakorduam që të formohen edhe dy grupe pune që do të harmonizojnë qëndrimet dhe orarin e qarkullimit të autobusëve.