Hapen zyrtarisht negociatat, diplomati çek: Shqipëria të përmbushë reformat në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

July 19, 2022
1 minut lexim

Ministri i Jashtëm çek, në fjalën e tij në konferencën për shtyp, pas u shpreh se mirëpret harmonizimin e plotë të Shqipërisë me politikat e BE-së.

Ai nxiti Shqipërinë që të vijojë të përmbushë reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ministri i Jashtëm çek: Jam i kënaqur që Shqipëria dhe RMV ja dolën të nisin zyrtarisht negociatat.  Ne kemi arritur një gur kilometrik në evoluimin e marrëdhënieve tona. E ardhmja e BP është në BE, Shqipëria ka qëndruar pranë fqinjëve në kohë të vështira dhe jam i lumtur që kjo pritje ka mbaruar për të dyja shtetet.

Jam i lumtur që ky moment historik po zhvillohet gjatë presidencës çeke. Vendet e Ballkanit Perëndimor pritet që të betohen si anëtarë të ardhshëm të BE. Nxisim Shqipërinë të harmonizohet me politikën e jashtme të BE. Presim zotime për të përmbushur reformat e nevojshme për të përmbyllur këtë proces. BE do të mbështesë Shqipërinë deri në anëtarësimin e plotë. Shqipëria së pari duhet të zbatojë reformat në fushat e sundimit të ligjit, në gjyqësor dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Jam i lumtur që kjo po ndodh.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Incident në koncertin e Dafina Zeqirit, këngëtarja thyen dhëmbin (FOTO LAJM)

Story i radhës

Shitjet e smartfonëve bien më 9% por iPhone shkëlqen

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit
ShkoLartë