Hapen zyrat e LD-së së Izet Mexhitit në Gostivar, i pranishëm edhe Nevzat Bejta

1 minut lexim

Në një atmosferë entuziaste dhe plot energji, sot u hapën solemnisht zyrat e Lëvizjes Demokratike në degën e Gostivarit! Ky moment shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt ndërtimit të një alternative politike të fortë dhe përfaqësuese për të gjithë qytetarët, ka njoftuar nëpërmjet një postimi lideri i kësaj parti Izet Mexhit.

“Lëvizja Demokratike po fuqizohet çdo ditë, duke krijuar një strukturë solide dhe një vizion të qartë për një të ardhme më të mirë. Kjo është dëshmi e përkushtimit dhe bashkimit të njerëzve që besojnë te ndryshimi, te barazia dhe te përfaqësimi i drejtë i të gjithëve.

Bashkë me forcimin e LD-së, po konsolidohet edhe koalicioni VLEN, si garanci për një politikë që vlen – një politikë që mbështet zhvillimin, drejtësinë dhe mirëqenien për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, ka theksuar Mexhiti.

Story i mëparshëm

Berisha porosit drejtuesit e degëve të kryeqytetit: Ta bëni natën ditë! Tirana duhet të ziejë të martën

Story i radhës

Kosova mbetet pa medalje në Kampionatin Botëror

Të fundit nga