Hamiti i LDK-së: Qeveria e Kosovës i përbuz qytetarët e vet

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti pas rritjes së çmimit për tatim në pronë, ku ka thënë se Qeveria e Kosovës po i përbuz qytetarët e vet.

Hamiti përmes një postimi në Facebook ka përmendur deklaratën e Kurtit për Ivanoviqin si dhe rritjen e tatimit në pronë, duke thënë se këto janë dy përbuzjet më të reja të Qeverisë.

“Qeveria e Kosovës i përbuz qytetarët e vet. Kryeministri Kurti e madhëron kriminelin e dënuar serb për krime ndaj civilëve shqiptarë në Mitrovicë. Ministria e Financave e dyfishon tatimin në pronë, në kohën kur inflacioni po bën kërdi.

Këto janë dy përbuzjet më të reja të Qeverisë #KREJTdheDREJT, pas shumë të tjerash në këto dy vjet. Deri kur? Derisa qytetarët të kenë rastin të votojnë. Përbuzësit e meritojnë votën qytetare. Kundër! – natyrisht.” – ka shkruar ai.

Story i mëparshëm

Messenger do të sjellë enkriptimin fundor për miliona përdorues

Story i radhës

Shtohet trysnia ndaj Gjermanisë për dërgimin e tankeve në Ukrainë

Të fundit nga