Messenger do të sjellë enkriptimin fundor për miliona përdorues

Në muajt e fundit Meta gradualisht do të zgjerojë enkriptimin fundor E2EE për të gjithë përdoruesit e Messenger për tu siguruar se një nivel i lartë sigurie do të ofrohet për të gjithë.

“Gradualisht” do të thotë se Meta në mënyrë rastësore do të përzgjedhë bisedat të cilat do të marrin enkriptimin fundor. Kur aktivizohet kjo teknologji, secili prej bashkëbiseduesve do të njoftohet se aplikacioni i tyre ka një nivele shtesë sigurie.

Në 2021 kompania kishte thënë se do të lançojë një version të plotë të E2EE për Messenger dhe Instagram në 2023. Tek ky i fundit enkriptimi fundor është i disponueshëm në disa vende të botës.

Në muajt në vijim miliona përdorues në mbarë botën do të shohin disa prej bisedave të tyre të kalojnë në enkriptimin fundor.

Platforma tjetër popullore WhatsApp e Meta tashmë vjen me enkriptimin fundor për të gjithë përdoruesit. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bruno dhe Stresi flasin për projekte të ardhshme muzikore, ky është reagimi i Mbresës

Story i radhës

Hamiti i LDK-së: Qeveria e Kosovës i përbuz qytetarët e vet

Të fundit nga