Me tekst të Sami Aliut dhe muzikë nga Xheni, këngëtarja e njohur Saranda Krasniqi vjen me një super projekt të cilin ua dedikon pikërisht gurbetçarëve.
“Hajde, hajde gurbetçarë”, titullohet ky projekt që e sjellë Sarandën në një formë më ndryshe.
Për dukjen e saj është përkujdesur Diana Makeup artist, për veshjen Diba Celina dhe videoklipin e këtij projekti e ka punuar Artfabe.
Ndryshe, ky është i disati projekt i këngëtares së njohur kosovare e cila nuk din të ndalet me këngë e projekte të shumta si dhe angazhime në ahengje të ndryshme familjare, e kërkuar gjithandej për shkak të vokalit të saj të mrekullueshëm.