gwyneth paltrow dhe vajza e saj apple pozojne me bikini shume komentojne per ngjashmerine e tyre 6a80a842bb7fc

Gwyneth Paltrow dhe vajza e saj Apple pozojnë me bikini, shumë komentojnë për ngjashmërinë e tyre

August 15, 2026
min lexim

Gwyneth Paltrow (53) ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa fotografi nga vera, por vëmendjen më të madhe e kanë marrë imazhet ku shfaqet së bashku me vajzën e saj, Apple Martin (22).

Nënë e bijë shihen duke shijuar ditët me diell, ndërsa shumë ndjekës kanë vënë re ngjashmërinë e madhe fizike mes Apple dhe aktores së njohur.

“Vera deri tani po shkon mirë”, ka shkruar Paltrow në mbishkrimin e fotografive.

Në njërën prej tyre, Gwyneth shfaqet pa grim, e veshur me një kostum të zi njëpjesësh dhe syze dielli. Pranë saj pozon Apple, e cila ka zgjedhur një bikini me vija të kuqe dhe të bardha.

22-vjeçarja është pjesë e kastit të komedisë romantike “Paris Paramount”, megjithëse detajet rreth rolit të saj ende nuk janë bërë të ditura.

Muajin e kaluar, Apple u fotografua gjatë xhirimeve në Los Angeles së bashku me aktorin Owen Wilson, i cili 25 vjet më parë luajti përkrah nënës së saj në filmin “The Royal Tenenbaums”.

Me hyrjen e Apple në aktrim, ajo bëhet gjenerata e tretë e aktoreve në familje. Përveç Gwyneth Paltrow, edhe gjyshja e saj, Blythe Danner, ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në aktrim.

Apple ishte planifikuar të shfaqej që në fëmijëri në filmin “The Intern” të regjisores Nancy Meyers, të vitit 2015, por kjo nuk u realizua.

Vitet e fundit, ajo kishte nisur të krijonte emër edhe në botën e modës, duke bashkëpunuar me marka si Gap dhe Chloé, ndërsa është angazhuar edhe në muzikë. Në fillim të këtij viti, Apple konfirmoi se dëshiron të fokusohet te aktrimi dhe tashmë ka pasur edhe një rol të vogël në serialin e HBO-së, “Rooster”.

Apple ka përfunduar studimet për drejtësi, histori dhe shoqëri në Universitetin Vanderbilt. Në një intervistë për Vogue në shkurt, ajo pranoi se vetëm kohët e fundit kishte vendosur të ndiqte rrugën e nënës së saj.

Ajo tregoi se kishte kaluar një periudhë rebelimi, gjatë së cilës nuk dëshironte të ndiqte gjurmët e prindërve të famshëm, por me kalimin e kohës ndryshoi mendim.

“Nuk dua të jem këngëtare. I dua muzikalet, por të dal vetëm në skenë dhe të këndoj është jashtëzakonisht frikësuese”, ishte shprehur ajo.

Gwyneth Paltrow dhe frontmeni i grupit Coldplay, Chris Martin, u martuan në vitin 2003. Pas 11 vitesh martesë, ata njoftuan ndarjen, ndërsa divorci u finalizua zyrtarisht në vitin 2016.

Pavarësisht ndarjes, dyshja kanë ruajtur marrëdhënie të mira dhe vazhdojnë të kujdesen së bashku për dy fëmijët e tyre, Apple dhe djalin Moses (20).

Paltrow u martua në vitin 2018 me producentin televiziv Brad Falchuk, i cili nga martesa e mëparshme me Suzanne Bukinik ka dy fëmijë, Isabella dhe Brody.

Ndërkohë, Chris Martin ishte për afro tetë vjet në një lidhje me aktoren Dakota Johnson. Dyshja kishin qenë edhe të fejuar, por pas disa ndarjeve dhe ribashkimeve, raportohet se i kanë dhënë fund përfundimisht lidhjes në qershor të vitit 2025. Një burim i afërt me çiftin kishte deklaruar atëherë për People: “Duket se këtë herë ka marrë fund përfundimisht”

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarret vazhdojne te shkaterrojne evropen mijera njerez detyrohen te largohen nga shtepite e tyre 6a80a77267586
Lajmi i mëparshëm

Zjarret vazhdojnë të shkatërrojnë Evropën, mijëra njerëz detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre

12 shofere privohen nga liria ne 24 oret e fundit shtate prej tyre pa patente shoferi 6a80aae10888a
Lajmi i radhës

12 shoferë privohen nga liria në 24 orët e fundit, shtatë prej tyre pa patentë shoferi

Të fundit nga

LSDM kërkon raportin për ujin në Gostivar

LSDM akuzon pushtetin se, më shumë se pesë javë pas krizës shëndetësore në Gostivar, ende nuk ka asnjë përgjegjës për rastin e ujit të ndotur dhe rreth 5 mijë qytetarëve të hospitalizuar.
ShkoLartë