12 shofere privohen nga liria ne 24 oret e fundit shtate prej tyre pa patente shoferi 6a80aae10888a

12 shoferë privohen nga liria në 24 orët e fundit, shtatë prej tyre pa patentë shoferi

August 15, 2026
1 minut lexim

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunës policorë kanë privuar nga liria 12 shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”. Prej tyre, shtatë shoferë kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, nga të cilët njëri ishte i mitur, ndërsa njëri nga shoferët ishte nën ndikimin e alkoolit.

“Si plotësim, tre shoferë kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit, ndërsa dy kanë drejtuar automjet me ndalim aktiv për drejtimin e automjetit, inforojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.

U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’u përmbahen denjësisht rregullave dhe rregulloreve rrugore, të mos drejtojnë automjet pa dhënë provimin për patentë shoferi, nën ndikimin e alkoolit apo gjatë kohës kur u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtimin e automjetit.

“Me sjellje të përgjegjshme, të gjithë së bashku kontribuojmë për siguri më të madhe në rrugë” thksojnë nga MPB.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gwyneth paltrow dhe vajza e saj apple pozojne me bikini shume komentojne per ngjashmerine e tyre 6a80a842bb7fc
Lajmi i mëparshëm

Gwyneth Paltrow dhe vajza e saj Apple pozojnë me bikini, shumë komentojnë për ngjashmërinë e tyre

lsdm kerkon raportin per ujin ne gostivar 6a80ac361bcc7
Lajmi i radhës

LSDM kërkon raportin për ujin në Gostivar

Të fundit nga

ShkoLartë