Gundogan pritet të largohet nga Man City

Ilkay Gundogan pritet të largohet nga Manchester City në fund të sezonit.

Futbollistit ofanziv do t’i skadojë kontrata në fund të këtij edicioni dhe nuk prite ta vazhdojë eksperiencën në “Etihad Stadium”.

Dhe, mediumi spanjoll “Sport” e shpie përfaqësuesin gjerman drejt La Ligas.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, futbollisti me prejardhje turke dëshiron t’i bashkohet Barcelonës, e cila është e gatshme t’ia ofrojë atij një kontratë dyvjeçare.

Ndërkohë, trajneri Pep Guardiola do të donte ta ketë në dispozicion edhe në të ardhmen futbollistin kreativ, i cili është pjesë e rëndësishme e “Citizens”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lufta në Ukrainë, Kievi shpalos raportin: Rusia ka humbur mbi 170 mijë trupa ushtarake, 610 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Story i radhës

Kërcënuan me armë 23-vjeçarin, pas arratisjes u përplasën me makinë, zbardhet ngjarja në Lezhë

Të fundit nga