Lufta në Ukrainë, Kievi shpalos raportin: Rusia ka humbur mbi 170 mijë trupa ushtarake, 610 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Ukraina pretendon se Rusia ka humbur 171, 160 ushtarë që prej fillimit të luftës në shkurt të vitit të kaluar. Lajmi është bërë i ditur nga Forcat e Armatosura ukrainase.

Midis tyre 610 nga viktimat besohen të jenë shënuar gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, Rusia ka humbur gjithashtu 3,595 tanke, 6,953 automjete të blinduara luftarake, 5,493 automjete dhe tanke karburanti, 2,638 sisteme artilerie, 523 sisteme raketash të shumëfishta, 277 sisteme të mbrojtjes ajrore, 305 aeroplanë, 291 helikopterë, 2216 dronë dhe 18 varka.

Rusia ka filluar ofensivën ndaj Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Suedia ofron mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Story i radhës

Gundogan pritet të largohet nga Man City

Të fundit nga