Drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Guintoli, ka dhënë një intervistë dhe sqaron disa çështje të rëndësishme të merkatos.
Ai flet për rinovimin e marrëveshjeve me Koulibaly dhe Mertens, si dhe për zërat që çojnë Dybalan në Napoli
“I kemi ofruar Koulibaly 6 milionë euro në sezon për 5 vite dhe një pozicion si drejtues në të ardhmen. Na është përgjigjur se do ta mendojë”.
“Mertens? Ai hodhi poshtë një marrëveshje 2-vjeçare me 2.5 milionë euro në sezon”.
“Dybala? Nuk kemi folur kurrë me të, nuk është brenda mundësive tona”, shprehet Guintoli.