Pep Guardiola ishte në prag të humbjes së një titulli tjetër, por lojtarët e tij me tre gola në pesë minuta anuluan 0-2 ndaj Aston Villas në xhiron e fundit të Premier League.
Pas ndeshjes, trajneri spanjoll ka qenë në humor të mirë gjatë bisedës me mediat. Kur u pyet për kthesën, ai bëri shaka dhe përdori humbjen në Champions League nga Real Madrid për të bërë gazetarët të qeshin.
“E telefonova Real Madridin dhe mora këshilla të mira. Nuk ka asnjë shpjegim për atë që ndodhi në Madrid, por edhe për këtë ndaj Aston Villas. Këto janë momente që janë të bukura për t’u përjetuar”, tha Pep me një buzëqeshje në fytyrë.
Liverpool humbi betejën për trofeun e kampionatit anglez. Skuadra e Jurgen Klopp fitoi ndaj Wolverhampton, por mbeti në vendin e dytë me një pikë më pak se kampioni.