Manchester City fitoi me shifrat 4-1 duelin e sotëm ndaj Manchester Utd për të ruajtur diferencën prej 6 pikësh ndaj Liverpulit që mban vendin e dytë në renditje me një ndeshje më pak të luajtur.
Sipas Pep Guardiolës, ekipi duhet të fokusohet që të mbajë këtë ritëm dhe të marrë thuajse maksimumin e mundshëm në 10 ndeshjet e mbetura, pasi gara për titullin do të vendoset në limite.
“Jemi 6 pikë përpara, por ky është një avantazh i rremë, pasi ata kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.
Unë ëndërroj që të ruajmë këtë pozicion deri në fund të garës”, theksoi Guardiola.