Grupimit të Rithemelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë prof.dr.Sali Berishes

Kandidatit për Bashkinë e Durrësit Ing. Ardian Muka

Qytetarëve durrsak

I nderuar prof.dr.Sali Berisha;

I nderuar kandidat për Bashkinë e Durrësit Ing.Ardian Muka,

Fillimisht ju uroj një fushatë të mbarë në qytetin historik të Durrësit,qytetin i cili përmes portit detar që ka e lidhë Shqipërinë me Evropën.Durrësi gjatë historisë ka luajtur një rol të rëndësishëm për faktin se në këtë qytet ka vepruar arkitekti i Pavarsisë së Shqipërisë Imzot Nikollë Kaçorri.Meqenëse rizgjimi i opozitës pas një kohe gjumi prej 8 vitësh në Shqipëri ka ringjallur edhe shpresën e të gjithë shqiptarëve që Shqipëria mos të qeverisët nga sorrosistet dhe erdoganistët por nga Shqiptarët e orientimit Evropian që tipare të jetës e kanë nderin dhe burrërinë. 

I nderuar ish President dhe ish Kryeministër prof.dr.Sali Berisha ju përgëzoj për këtë kandidatur të zgjedhur për Durrësin për faktin se inxhinjeri Ardian Muka ka më shumë se tri dekada i cili është mishëruar për ndërtimin dhe dërgimin përpara të qytetit  të Durrësit. Unë që po ju dërgoi këtë përkrahje jam Nue Oroshi pjesë e CDU – së Gjermane që 17 vite kurse nga viti 2013 jam këshilltar i CDU-së në qytetin e Kielit i cili është po ashtu qytet bregdetar dhe ka 250 mijë banor.Ju premtoj qytetarëve të Durrësit se nëse inxhinieri Ardian Muka zgjidhët Kryetar i Bashkisë do të bëj të pamundurën që të vendos urat lidhëse në mes të qytetit të Durrësit me qytetin e Kielit. Gjithashtu do t´i vendosim urat lidhëse në mes të CDU – së dhe PD se Rithemeluar. Rithemelimi është një akt kombëtar i cili i zgjon shqiptarët nga gjumi dhe letargjia.Mos u brengosni fare për mbajtjen peng të emrit dhe ndërtesës se PD nga besniku i Edi Rames, Lulzim Basha.Për faktinë se Bashës i ka mbetur në  dorë kosherja e thatë me bletë të vdekura.Elektorati demokrat ka kaluar tek PD e rithemeluar.Po njashtu përkrahje iu ofroj edhe nga Shoqata e Intelektualeve Gjithshqiptarë “Trojet e Arbrit” e cila për 18 vite ka thyer mitin që deri tash dukej i pathyeshëm të historisë komuniste.Ne kemi mbajtur 20 sesione shkencore dhe kemi botuar 20 vepra enciklopedike ku 150 studiues nga Shqipëria Etnike,Evropa dhe Amerika kemi arritur qe ti leshojmë në tokë dhe ti mundim tezat e fallsifikuara të historiografisë komuniste teza që fatkeqësisht po ndjekën edhe sot e kësaj dite nga Kryeministri Edi Rama,argat i vijes politike Beograd – Stamboll – Moskë për një Ballkan të hapur që në gjuhën shqipe do të thotë Serbi e madhe që akademiket shovenist serb gjithmonë kanë ënderruar që të hapin rrugën e Serbisë deri në Durrës, dhe këtë e kanë pasqyruar qartë në elaboratet e tyre për shfarosjen e shqiptareve,por qe kurrë nuk do t´ia arrinë këti qëllimi.

Të nderuar durrsak dhe durrsake,Më, datën 6 mars 2022 dilni në mënyrë masive në zgjedhje dhe përkrahne kandidatin tuaj inxhinier Ardian Muka në mënyrë që qyteti juaj të shënderrohet në një qytet Evropian!

*Mr.sc.Nue Oroshi Deputet i CDU-së  në Asamblenë e Qytetit të Kielit në Gjermani

*Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve shqiptar “Trojet e Arbrit”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Xiaomi vë në shënjestër Apple

Story i radhës

SHBA, angazhim për forcimin e lidhjeve me vendet e Indo-Paqësorit

Të fundit nga