SHBA, angazhim për forcimin e lidhjeve me vendet e Indo-Paqësorit

February 11, 2022
min lexim

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ndodhet në Australi për bisedime mbi sigurinë dhe luftën ndaj pandemisë COVID-19. Por grumbullimi i trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën dhe partneriteti në rritje midis Kinës dhe Rusisë janë gjithashtu në qendër të vëmendjes gjatë kësaj vizite.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ashtu si paraardhësit e tij, ka thënë se SHBA do që ta drejtojë vëmendjen e politikës së jashtme amerikane në Azi dhe rajonin e Indo-Paqësorit. Ekspertët thonë se vizitat e tij në Australi dhe Fixhi në këtë periudhë krize, dërgojnë një sinjal të fortë.

“Është shumë domethënëse vizita e Sekretarit Blinken në Melburn, takimet me homologët japonez, indian dhe australian kur Evropa Lindore ndodhet në krizë. Mendoj se një nga pikat kryesore është se SHBA do të vazhdojë të jetë e përqëndruar kryesisht në rajonin e Indo-Paqësorit, edhe kur krizat e herëpashershme mund ta largojnë vëmendjen”, tha për Zërin e Amerikës Brian Hardin nga Instituti Amerikan për Paqe.

Të premten, zoti Blinken takohet me udhëheqësit e vendeve anëtare të katërshes , një grup partneriteti mes SHBA-së, Australisë, Japonisë dhe Indisë.

Ekspertët thonë se në krye të agjendës janë nismat e përbashkëta për luftën ndaj Covid-it.

“Është diçka për të cilën palët kanë punuar prej kohësh. Nga India kërkohet prodhimi i vaksinave kundër COVID, me financimin e SHBA-së dhe Japonisë, ndërsa Australia të ndihmojë me logjistikën për të siguruar shpërndarjen e tyre në gjithë Azinë. Kjo nismë synon të jetë si kundërpeshë ndaj Kinës, ndaj shpërndarjes së vaksinave kineze dhe diplomacisë së saj të vaksinave në rajonin e Indo-Paqësorit”, thotë Michael Kugelman nga Qendra Wilson.

Javën e kaluar, Presidenti kinez Xi Jinping mirëpriti Presidentin rus Vladimir Putin në Pekin, disa orë para fillimit të Lojërave dimërore Olimpike.

Të dy udhëheqësit kritikuan atë që e quajtën ndikim negativ amerikan në Evropë dhe Indo-Paqësor.

“Në këtë pikë, Kina ndoshta është aleati më i besueshëm i Rusisë. Nëse Rusia do të pushtonte Ukrainën dhe do të shpërthente lufta, rusët do të prisnin ndihmë nga Kina, veçanërisht përsa i takon mbështetjes ekonomike, duke pasur parasysh sanksionet që do të viheshin kundër Rusisë“, thotë analisti Kugelman.

Ndërkohë po vazhdojnë stërvitjet e pëbashkëta ushtarake të Rusisë me Bjellorusinë, duke shtuar tensionet në rajon. Në pamjet e shpërndara nga Ministria ruse e Mbrojtjes shihen manovrat me sisteme të rënda të raketave, tanke dhe armë tjera.

Edhe gjatë udhëtimit në Australi, zoti Blinken po vazhdon përpjekjet diplomatike për të shmangur pushtimin rus, përmes bisedimeve me udhëhqësit francezë dhe ata të NATO-s./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grupimit të Rithemelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë prof.dr.Sali Berishes

Story i radhës

Profesioni që ju shkon më shumë, sipas shenjës suaj

Të fundit nga

Vuçiq ankohet pasi BE refuzoi…

Presidenti i Serbisë është viktimizuar pas njoftimit se BE ka refuzuar hapjen e kapitullit të tretë të negociatave me Beogradin. Gjatë një paraqitje të tij në RTS, Vuçiq ka përmendur zotin dhe

Një seri e re e Gran Turismo

Krijuesi i videolojërave Polyphony Digital po prezanton një përsëritje të re të “The Real Driving Simulator” të quajtur My First Grand Turismo, i projektuar për të gjitha llojet e lojtarëve “pa kufij

Barcelona siguron futbollistin gjerman

Qendërmbrojtësi i Bajer Leverkusenit, Xhonatan Tah do të jetë pjesë e Barcelonës në merkaton e verës. Ky lajm është raportuar nga mediat e huaja. Duket se palët kanë arritur marrëveshjen dhe gjermani
ShkoLartë