Grup i organizuar kriminal dhe trafik droge, Luis Çela dënohet me 5 vite e 4 muaj burgim nga GJKKO

January 9, 2025
1 minut lexim

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykimin e çështjes penale nr. 32 të vitit 2022, ndaj të pandehurit Luis (Argen) Çela.

Ai akuzohej për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë kultivimin e narkotikëve dhe pjesëmarrjen në një grup të strukturuar kriminal, të parashikuara nga nenet përkatëse të Kodit Penal.

Gjykimi u zhvillua sipas rregullave të gjykimit të shkurtuar. Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Ardit Mustafaj, Erjon Bani dhe Bib Ndreca, shpalli sot vendimin final.

Çela u shpall fajtor për veprën penale të kultivimit të narkotikëve, të kryer në bashkëpunim në formën e një grupi të strukturuar kriminal, dhe u dënua me 8 vite burgim.

Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, Gjykata caktoi një dënim të vetëm prej 8 vitesh, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, i cili parashikon uljen me një të tretën e dënimit, Çela u dënua përfundimisht me 5 vjet e 4 muaj burgim.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bullgaria do të ndaj nga 10 000 euro për familjarët e viktimave të Besa Transit

Story i radhës

Përkrahësi i Kosovës në krye të nënkomitetit për Evropë në SHBA

Të fundit nga

​I jepet lamtumira e fundit presidentit Carter

Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter është nderuar të enjten me një ceremoni madhështore funerale në Katedralën Kombëtare të Uashingtonit. Në ceremoninë e cila u mbajt para se ai të varroset në qytetin e

Tetova i gëzohet

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, e ka cilësuar ndeshjen e parë të vitit 2025 ndaj Laçit si të komplikuar përballë një skuadre të vështirë. Por tekniku i kampionëve në fuqi të Superiores
ShkoLartë