Grubi: Shaip Kamberi do të vazhdojë të mbrojë vlerat demokratike të shqiptarëve në Serbi

April 29, 2022
1 minut lexim

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka uruar rizgjedhjen e Shaip Kamberit, deputet në Kuvendin e Serbisë.

Ky është postimi i plotë i Grubit:

Një tjetër lajm i bukur vjen nga Lugina e Preshevës, ku bartësi i listës së “Koalicionit të Shqiptarëve” z. Shaip Kamberi ka fituar mandatin e dytë si deputet në Parlamentin e Serbisë.

Jashtëzakonisht e rëndësishme që zëri dhe guximi i dëshmuar i tij do të vazhdojë të proklamojë vlerat demokratike të popullit shqiptar në Serbi dhe të jetë mburojë e të drejtave të tyre legjitime demokratike.

Përgëzimet e mia të sinqerta z. Shaip Kamberit dhe të gjithë shqiptarëve të Luginës për fitoren domethënëse të vazhdimësisë së përfaqësimit të tyre parlamentar.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

VMRO-DPMNE: LSDM lufton për karrige, janë arrogantë dhe shkelin popullin që po varfërohet

Story i radhës

Ja si i kushton Realit qendërmbrojtësi gjerman

Të fundit nga

ShkoLartë