Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka informuar se në kuadër të seancës së 9-të, Qeveria ka miratuar informacionin në lidhje me Planin për prodhim të Shoqërisë Aksionare “Elektranat e Maqedonisë së Veriut”, në pronësi të shtetit, për muajin shkurt dhe mars 2022.
Në kuadër të seancës së 9-të të Qeverisë, vendosëm:
☑️Të vazhdojmë masën për sigurimin e sasisë shtesë të energjisë elektrike nga prodhues vendor edhe për dy muaj
☑️Miratuam informacionin në lidhje me planin për prodhim të Sh.A “Elektranat e Maqedonisë së Veriut”
☑️“Te-To” ASh Shkup të punojë shtatë ditë në javë gjatë periudhës prej 00:00 deri në ora 24:00 të ditës së nesërme
☑️SHA “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” – Shkup do ta blejnë energjinë e prodhuar të Shoqërisë për prodhim të energjisë elektrike dhe të ngrohjes “Te-To” ASh Shkup në përputhje me të drejtat dhe detyrimet nga marrëveshja e ndërsjellë për blerjen e energjisë elektrike