Ahmeti: Lavdi e përjetshme emrit dhe veprës së Zahirit, Edmondit dhe Hakifit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka kujtuar tre dëshmorët e kombit Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut në 25 vjetorin e vdekjes. Më poshtë e keni statusin e plotë të cilin kryetari Ahmeti e ka postuar në rrjetin social Facebook.

Pushkët e lirisë dhe rënia heroike e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut 25 vjet më parë ishin kushtrim lirie që i dhanë shpirt e forcë edhe më të madhe qëndresës sonë kombëtare për lirinë e Kosovës.

Flakadani i atdhedashurisë së tyre qëndron i pashuar ndër ne dhe mbi themelet e sakrificës së tyre dhe të gjithë dëshmorëve qëndron sot e lirë dhe krenare Kosova jonë.

Lavdi e përjetshme emrit dhe veprës së Zahirit, Edmondit dhe Hakifit!

Story i mëparshëm

PSG i ofron Barcelonës tre lojtarë për Dembelen

Story i radhës

Grubi: Sasi shtesë e energjisë elektrike do të sigurohet nga prodhimi vendor

Të fundit nga