Grubi: Qeveria mund të paraqesë sot në Kuvend propozimin francez

min lexim

ëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve me Komunitetet, Artan Grubi tha se është e mundur që Qeveria të përcjellë në Parlament propozimin francez për zhbllokimin e rrugës evropiane të vendit, së bashku me protokollin dypalësh me Bullgarinë dhe dokumente të tjera mbështetëse.

Grubi bëri me dije se Qeveria nuk do të vendosë për propozimin francez, por vetëm do t’a përcjellë në Kuvend.

“Kuvendi do të vendosë për propozimin francez dhe do ta obligojë Qeverinë për aktivitetet e mëposhtme në lidhje me të gjithë pakon”, deklaroi Grubi.

Ai tha se propozimi francez nuk përmban protokollin dypalësh me Bullgarinë dhe se korniza e negociatave nuk cënon identitetin maqedonas, gjuhën dhe veçantinë kulturore.

“As kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe asnjë ministër tjetër i qeverisë nuk kanë përkrahur dhe nuk do të votojnë për kornizën e negociatave që do të nënkuptonte asimilimin dhe bullgarizimin e maqedonasve”, tha Grubi.

Ndryshe, për tejkalimin e dyshimeve dhe paqartësive rreth propozimit francez, nga dje filluan me punë dhe grupet e punës me përfaqësues nga partitë politike, si pozitë ashtu edhe opozitë, për të qartësuar qëndrimet rreth propozimit që erdhi nga Bashkimi Evropian.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A abuzuan me ofertat 3 kompanitë celulare? – Mbyllet hetimi 2 vjeçar, por Konkurrenca mban një ‘sy’ tek One-Albtelekom!

Story i radhës

Balla: Ka ardhur koha t’i japim fund pandëshkueshmërisë së krimeve të luftës

Të fundit nga