A abuzuan me ofertat 3 kompanitë celulare? – Mbyllet hetimi 2 vjeçar, por Konkurrenca mban një ‘sy’ tek One-Albtelekom!

Autoriteti i Konkurrencës ka hetuar për rreth 2 vite tregun e shërbimeve celulare duke konkluduar se nuk ka abuzime me paketat nga ana e operatorëve. Gjitësesi, në deklaratën zyrtare ku njofton përfundimin e hetimit, Autoriteti thekson se do monitorojë nga afër shkrirjen mes kompanive ONE-Albtelecom të cilat tashmë kontrollohen nga e njëjta shoqëri hungareze

Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur hetimet në tregun e shërbimeve celulare duke arritur në përfundimin se operatorët nuk kanë abuzuar me paketat, por nga ana tjetër duke bërë me dije se po ndjek nga afër shkrrjen mes dy kompanive ONE-Albtelecom. Përmes një deklarate zyrtare, Autoriteti konkludon se nga administrimi dhe përpunimi i informacionit për ndërmarrjet Vodafone Albania, One Telecommunications dhe Albtelecom, konstatohet se këto ndërmarrje kanë përmbushur kushtet dhe detyrimet e dhëna në vendimin e vitit 2020.

Në vitin 2020, Autoriteti nisi një hetim të detajuar të sjelljes së operatorëve sa i përket paketave të reja, nga i cili rezulton se nuk ka pasur abuzime. Megjithëse Autoriteti i Konkurrencës thekson në deklaratë se AKEP nuk ka realizuar një analizë dhe vlerësim të përgjithshëm krahasues për ndryshimet e kryera në paketat standarde nga tre operatorë celularë në tregun me pakicë të shërbimeve celulare në zbatim të Rregullores sç vitit 2012 “Mbi publikimin e informacionit për tarifat si dhe kushtet e aksesit dhe përdorimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike”. Lidhur me këtë çështje, AKEP është shprehur se tregu i shërbimeve celulare me pakicë, është treg që nuk rregullohet nga AKEP dhe mbetet jashtë detyrave të tij funksionale.

Ndërkohë që ajo që vjen të mbikeçqyret nga afër për Autoritetin e Konkurrencës është shkrirja mes dy kompanive ONE dhe Albtelecom, shumica e aksioneve të të cilave tashmë zotërohen nga e njëjta shoqëri hungareze. “Megjithatë, në kushtet ku struktura e tregut ka ndryshuar si rrjedhojë e përqendrimit të realizuar, me Vendim Nr. 869, datë 08.03.2022, nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Albania Telecom Invest AD nga shoqëria 4iG Nyilvanosan Mukodo Reszvenytarsasag, monitorimi i tregut të shërbimeve celulare do të vijojë në kuadër të këtij Vendimi.” /SCAN

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bateritë e harxhuara të nacionalizmit primitiv maqedonas po karikohen me parulla antishqiptare!

Story i radhës

Grubi: Qeveria mund të paraqesë sot në Kuvend propozimin francez

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish