Grubi: Propozimi francez nuk është zgjidhja më e mirë, por nuk do të kemi kurrë shans më të mirë

Propozimi francez është propozim i Bashkimit Evropian dhe i 27 vendeve anëtare, i miratuar me konsensus, i paraqitur nga presidenca franceze dhe i dorëzuar Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nuk është zgjidhja më e mirë, por nuk do të kemi kurrë një zgjidhje më të mirë dhe prandaj mendoj se elitat politike në vend, shoqëria civile, media, komuniteti akademik duhet t’i drejtohen vetes dhe t’i thonë opinionit të vërtetën pasi që ky propozim nuk e konteston identitetin maqedonas, as gjuhën maqedonase e as vlerat kulturore maqedonase. Kështu ka deklaruar zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Sipas Grubit afati për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka qenë qysh dje, ai ka kaluar.

“Që nga viti 2005 ne kemi statusin e vendit kandidat, që nga viti 2009 kemi pasur rekomandim për fillimin e negociatave dhe në këtë rast nuk kemi kohë të presim, prandaj vlerësoj se deputetët, grupet e deputetëve që takohen sot dhe do të diskutojnë informacionin për të ashtuquajturin propozim francez nga Bashkimi Evropian, të obligojnë Qeverinë me “zero kompromis” sa i takon garancive gjuhësore, identitare, kulturore, historike dhe arsimore të popullit maqedonas, të vendit tonë me qëllim që të nisin sa më parë negociatat me Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Grubi.

Story i mëparshëm

NASA humbet kontaktin me një satelit

Story i radhës

Rusia urdhëron pezullimin e punës të një gazsjellësi

Të fundit nga