“Rama na ofroi një pakt si ai i 2017-tës”, Bylykbashi zbulon “kurthin politik” në propozimin për BE

Nënkryetari i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi, në studion e “Top Story”, u shpreh se me deklaratat e fundit, Rama po përpiqet të prishë ndarjen e pushteteve mes maxhorancës dhe opozitës.

“Ne e faktojmë duke bërë denoncime, aferash korruptive gjigante. Skandale që plasin, procese hetimore që janë të pashmangshme, sado përpiqet drejtësia t’i shmangë. Ndërkohë që ajo u bë protesta e 6 para bashkisë së Tiranës në një aferë nga më skandalozet.

Në Itali e bën mafia, këtu e bën shteti. Dosja 5d, tregonte një sistem të frikshëm. Ne kemi këtë kryefjalë, kemi Veliajn që iu drejtua dyerve të SPAK. Duket një trajektore jo e vështirë për tu kuptuar. SPAK nuk u shpëton dot këtyre çështjeve. Është i dizenjuar për të bërë këtë. Ajo që unë pashë që dëgjova e kam lexuar në projekt-rezolutën, ishte një lloj përsëritje e ofertës së vitit 2017 e Ramës.

Ishte jo propozim për PPP, por për partneritetin publik pozitë-opozitë. Rama ka një problem, është i lexueshëm. Në PD do ketë qëndrim, por si politikan, ajo që është shqetësuese është që përsëri Edi Rama po përpiqet të prishë ndarjen e pushteteve. Nuk është një paragraf, është i elaburuar dhe radiografia është e lehtë, në këto moment bankoprova është reforma zgjedhore. Edi Rama thotë unë nuk i pranoj kushtet e opozitës”-tha Bylykbashi në Top Story.

Story i mëparshëm

Kjo është kërkesa e SHBA-së për Kosovën

Story i radhës

Vesa për marrëdhënien Heidi-Romeo: ‘Nuk besoj në ndjenjat e Heidit për Romeon’

Të fundit nga