Grubi: Në Çarshi të Shkupit përjetësohet emri i Ukshin Hotit

May 19, 2022
1 minut lexim

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, znj. Myrvete Hoti, drejtorin e ITSHKSH-së Skender Asani dhe kryetarin e Komunës së Çairit Visar Ganiu kanë shpalosur pllakën me emrin e kolosit të mendimit dhe veprimit progresiv kombëtar, Ukshin Hotit që do ta mbajë zyrtarisht një nga rrugët më të frekuentuara të Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

“23 vjet kanë kaluar nga zhdukja e tij fizike, por e pazhdukshme, e përjetshme si orientim në ndërgjegjen e kombit mbeti ideologjia e tij progresive për idealet kombëtare të lirisë dhe përparimit. Faleminderim edhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës që me ekspozitën “Bëje ose vdis” na e rifreskoi kujtimin për veprimtarinë frymëzuese të Ukshin Hotit. Qoftë i përjetshëm kujtimi për atdhedashurinë e tij!”, ka shkruar Grubi.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Shaqiri: Nga shtatori fëmijët nga Bllaca nuk do të shkojnë më në Kosovë për mësim, do ta kenë shkollën e tyre

Story i radhës

Ganiu: Ëndrrat po i bëjmë realitet! “Ukshin Hoti” emër historik në mes Çarshisë së Shkupit

Të fundit nga

Sinner,e Zverev avancojnë pa probleme

Janë luajtur në Paris ndeshjet e raundit të dytë në grand slam të Roland Garros, turneu më i rëndësishëm i fushave me dhè. Vuan disi por në fund fiton edhe tenisti gjerman
sqmken
ShkoLartë