Nga shtatori i këtij viti, fëmijët e moshës shkollore nga fshati Bllacë e Poshtme i komunës së Çuçer Sandevës nuk do ta ndjekin më mësimin në shtet tjetër, përkatësisht në një zonë kufitare në Kosovë ku gjendet shkolla e tyre më e afërt, por do të mësojnë në një objekt në vendlindjen e tyre që është në ndërtim e sipër dhe aktivitetet ndërtimore janë kah fundi. Me këtë investim ne i japim fund një absurditeti dhe një padrejtësie për nxënësit tanë të cilëve shteti duhet t’u sigurojë kushte për mësim dhe jo t’i detyrojë të mësojnë jashtë kufijve të vendit. Kështu deklaroi ministri i arsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri gjatë vizitës së sotme në vendbanimin Bardhi në Bllacë të Poshtme ku me buxhet prej 4.7 milionë denarë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës po ndërton objektin e shkollës fillore “Mihal Grameno”.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=393665966107155&id=100063912635864
Të fundit nga
Ka përfunduar në “Hampden Park”, të Glasgout, sfida mes Skocisë dhe Qipros e vlefshme për kualifikueset
Koha kur zgjoheni në mëngjes ëshë e përcaktuar në bazë të ADN-së dhe kjo mund të
Automjete të policisë u dogjën sot nga turma e protestuesve në një grumbullim ilegal të protestuesve
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për deklaratat e saj
Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrave nga regjimi gjenocidal i Serbisë, në të cilat