Grubi: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të inkuadrohen në BE si pako

Zëvendëskryeministri i parë, njëherit edhe ministri për sistem politik, Artan Grubi në emisionin Click Plus në TV21 përballë gazetarëve, Fatmir Aliu e Arben Ratkoceri foli për inkuadrimin e RMV-së në NATO dhe formimit të Qeverisë dhe koalicionit me LSDM-në në zgjedhjet e fundit edhe pse kjo e fundit kishte dy deputet më pak.

Grubi shtoi se RMV-ja po paguan çmim nga pritja për hapjen e negociatave.

“E shohim se çfarë po ndodhë në fqinjin tonë, RMV-ja dhe Shqipëria nuk duhet të ndahen dhe të inkuadrohen në BE, si pako. Alternativë tjetër nuk kemi. Pavarësisht kritikave nuk kemi alternativë tjetër.”, tha Grubi.

Foli edhe për euroskepticizmin.

“Ky euro-skepticizëm na kushtoi shumë në vitin 2008, aso kohe kur VMRO-ja dhe PDSH-ja ishin në Qeveri. Ky euroskepticizëm solli edhe kapjen e shtetit”, shtoi Grubi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Grubi: Dialogu RMV-Bullgari rrumbullakësohet brenda 2-3 muajve

Story i radhës

Grubi: BDI-ja nuk i qëndron mbrapa askujt nëse keqpërdor detyrën

Të fundit nga