Grubi: Lavdi e përjetshme familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë së Kosovës!

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashëksive, Artan Grubi nëpërmjet facebookut ka përkujtuar Epopenë e UÇK-së.

Kulla e Jasharajve në Prekaz është vendi ku fjala humb forcën të përshkruajë madhështinë e veprës së tyre më 5, 6 dhe 7 Mars të vitit 1998 para së cilës përkulemi të gjithë me respekt të thellë.

Aty i ka rrënjët liria e Kosovës dhe po nga aty buron frymëzimi mbarëkombëtar për përparimin e saj.

Lavdi e përjetshme familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë së Kosovës!

Story i mëparshëm

Grubi: 4 fakte në dobi të pensionistëve (Foto)

Story i radhës

Uzuni fantastik

Të fundit nga