Grubi: Gurthemeli i korridorit 8 dhe 10D vendoset në fillim të muajit korrik

April 29, 2022
1 minut lexim

Në 100 ditët e para të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut fuqishëm jemi fokusuar në projektet infrastrukturore. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, gjatë ekspozesë me rastin e 100 ditëve të para të Qeverisë.

“Korridori 8 do të bëhet dhe do të realizohet, përfunduam me shpalljen e tenderit për përzgjedhjen e konsulentit dhe këshilltarit financiar për realizimin e Korridorit 8 me kompaninë e mirënjohur Amerikano-Turke, Bechtel Enka. Besoj dhe kam bindjen e plotë se gurthemelin e autostradës di ta vendojmë në mes të muajit qershor apo në fillim të muajit korrik dhe kjo është arritja më e madhe pasi që po e realizojmë projektin infrastrukturor më të madh në historinë e RMV-së”, ka thënë Grubi.

Grubi gjithashtu ka thënë se bashkë me ministrin e Financave, drejtorinë e Rrugëve Shtetërore dhe ministrinë e Transportit po punohet fuqishëm në përfundimin e autostradës Shkup-Bllacë për të cilin projekt deri në vjeshtë do të shpallet dhe faza e dytë e tenderimit për ndërtimin e 10 kilometrave të tjera.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grubi uron Kamberin: Zëri dhe guximi i tij do të proklamojnë vlera demokratike të shqiptarëve në Serbi

Story i radhës

Kongresmenja amerikane paralajmëroi sanksione për Bullgarinë për veton ndaj Maqedonisë

Të fundit nga

ShkoLartë