Grimierja ia anuloi takimin në minutën e fundit, këngëtarja zbulon se u grimua vetë në Met Gala

min lexim

Julia Fox nuk është e vetmja e famshme që mund ta bëjë vetë grimin e saj. Gwen Stefani ka treguar se ia ka dalë të grimohet vetë në një ngjarje të rëndësishme si Met Gala dhe duhet të themi se ndryshe nga Julia Fox, na surprizoi për mirë.

Këngëtarja tha për Glamour se u detyrua ta bënte vetë grimin për Met Gala 2022 pasi artistja që ajo kishte rezervuar ia anuloi takimin në minutën e fundit.

“Për Met Ball bëra një provë me një person të ri, sepse artisti i grimit që doja nuk ishte i disponueshëm,” kujton Stefani. “Ne bëmë një takim grimi me këtë vajzë të re. Ishte shumë argëtuese dhe ata të dy janë super të talentuar dhe kam mësuar shumë. Por kur erdhi puna për Met Ball, ajo pati një emergjencë dhe nuk mundi të ma bënte grimin. Unë solla çantën time, faleminderit Zotit,” tha ajo. “M’u desh ta bëja vetë grimin tim.”

Stefani përdori produkte nga linja e saj e bukurisë GXVE dhe gjithashtu hoqi dorë nga buzëkuqi i kuq që e karakterizon për të zgjedhur një nuancë nude.

Stefani tha se nuk është trajnuar kurrë për të bërë grim, megjithatë ka pasur raste në fillimet e saj kur nuk është ndjerë aspak e bukur kur është grimuar nga një artist grimi, dhe ka preferuar më shumë grimin që bën vetë.

Image

Julia Fox

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Uzuni ka një premtim për tifozët

Story i radhës

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Kina po bëhet agresive

Të fundit nga